Në përmbylljen e projektit Talentium, që u realizua më 22 janar 2022, përveç tjerash, para të pranishmëve, nxënësit nga qytetet e Shkupit, Kumanovës dhe Gostivarit u prezantuan me fjalime motivuese.
Nga qyteti i Shkupit, me fjalimet e tyre u paraqitën tre nxënës, edhe atë: Sara Poliku me temën “Ajo nuk shikon”, Subije Duraki me temën “I pyeta pse” dhe Safa Ademi me temën “Gardhi i rrënuar i mediave”. Rikujtojmë që në fokus të projektit Talentium kanë qenë përgatitjet profesionale në sferën e komunikimit, dhe fjalimet ishin një formë e mirë për të shfaqur aftësitë e mësuara.