Një qëmtim, pa nxjerrje prej kontekstit të fjalimit “historik” të Edi Ramës: “Vij sot tek ju me peshën e rëndë të përgjegjësisë që ndjej si kryeministër i sapo dekretuar i Shqipërisë, prej vetëdijes së sfidave të mëdha të kohës që ka filluar në rajonin tonë, me firmosjen (nënshkrimin) e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.”
“Vij sot përpara jush me të gjithë admirimin tim për sesi ju protagonistët e gjallë të historisë së Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb u bëtë edhe protagonistët e dialogut dhe të paqes me fqinjin serb.”!
Ky hapur thur kurora fjalësh për ushtrinë shqiptare, ndërsa edhe më hapur sikurse paraardhësit e tij, mes rreshtave, thotë se vrisne shpresën për bashkimin kombëtar shqiptar, ngase Shqipëria do të jetë e hapur ndaj Kosovës, do t’ju ndihmojë me ndonjë abetare të përbashkët, por mundësisht le të mbese me kaq. Disa u ngutën, ndoshta pa e lexuar mirë shkrimin, aq më pak ta kenë dëgjuar fjalimin në kuvendin e Kosovës, sa këtë fjalim nxitimthi e quajtën fjalim historik.
Për mua ky fjalim është vetëm histerik, ngase këndej thur vargje lavdie për ushtrinë shqiptare dhe andej përshëndet një marrëveshje që vërtetë dëmtoi shumë Kosovën, pasojat e së cilës si një rrëshirë e pështirë edhe më tej do t’i shohim. Nuk futen me një thes miu dhe macja, ndoshta ka menduar në aleancën e mundshme të këtyre kafshëve armike, por kjo mundësi mund të shihet vetëm në filmin vizatimor “Miu dhe Macja”!
Madje ky serbët i quajti fashist, edhe pse ata nuk masakruan shqiptar në emër të fashizmit, por në emër të pushtimit, të epërsisë ekonomike e ushtarake dhe kuptohet në emër të kryqit ortodoks, duke u bekuar masakruesit e fëmijëve shqiptar prej priftit ortodoks serb (popit) para nisjes për në katrahurën, katrahurë kjo që gjatë kohë do të mbahet në mend. Ky vetëm ata i quajti fashit, duke lënë kështu të nënkuptohet se këta të rinjtë janë më ndryshe. Po, këta mund të kenë më pak rrudha në fytyrë krahas atyre që u bën me rrudha duke qeshur për fatkeqësinë shqiptare.
E pra të nderuar lexues, nëse edhe ky fjalim qenka historik, atëherë gjuhëtarët shqiptar duhet të na sqarojnë më mirë se çka nënkuptojmë me togfjalëshin “fjalim historik”!
Categories