Categories
Lajme

Flet vajza e Sheikh Mohammad Al-Bouti

Është bërë e zakonshme që qeveria e regjimit të Bashar al-Asad të godasë zonat e banuara me civilë në Damask. Në shpërthimin e fundit – i cili ndodhi në një xhami të vendit, u vra Sheikh Mohammad Al-Bouti, së bashku me nipin e tij dhe 40 të tjerë.
Kreu i atëhershëm i Koalicionit Kombëtar Sirian, Mouaz al-Khatib, ka pohuar shejh Buti, një mbështetës i Assad, u vra nga forcat e brendshme të regjimit. Shumë besojnë se ai kishte qenë në prag të shpalljes së dezertimit të tij.
Vajza e Al-Butit, Sumeja, megjithatë, beson se babai i saj nuk mund të ketë ndryshuar pozicionin e tij. Ajo tha se ata që e vranë ishin “të padrejtë” dhe “kriminel”, – duke aluduar kështu në regjimin e Bashar Al Asad.
“Pozicioni i babait tim është i qartë. Kjo u bazua në bindjen e tij fetare. Ai besonte se askush nuk duhet të kundërshtoj sunduesin. Ai i qëndronte medimit se mosbindja mund të çojë në grindje dhe grindjet do të çojnë në një cikël të vrasjeve” tha ajo, duke folur nga Arabia Saudite.
Që nga ditët e para të kryengritjes e cila filloi në mars 2011, Al-Buti kishte kritikuar protestuesit anti-qeveritarë, dhe përshëndeti ushtrinë siriane në luftën kundër opozitës.
Sumeja el Buti tha se babai i saj besonte se realiteti do të ndryshoj, dhe se për këtë kërkohet durim.
“Ai predikoi për durim dhe avokim, e jo për dhunë dhe gjakderdhje,” tha 52-vjeçarja. “Në shkrimet e tij, ai foli për shumë shembuj ku ndryshimi ka ndodhur pas një durimi të madh”
Kleriku Al Buti kishte ndikim mbi muslimanët sunitë në Damask dhe është i njohur për faktin se i këshilloi të rrinë larg nga dhuna e protestave.
‘Hipokrizia’
Al-Buti u konsiderua si një nga dijetarët muslimanë më me ndikim në botë. Ai shkroi më shumë se gjashtëdhjetë libra mbi çështje të ndryshme islame, dhe ishte konsideruar si një dijetar i rëndësishëm i sufizmit.
Pas kryengritjes siriane të udhëhequr nga Vëllazëria muslimane në vitet 1970 dhe pas goditjeve brutale nga presidenti Hafez al-Asad në fillim të viteve 1980, regjimi inkurajoi një interpretim të Islamit në bazë të Sufizmit, i cili fokusohet në adhurimet fetare, dhe jo qeverisje politike.
Në fillim të viteve 1990, al-Buti u bë një figurë shumë e njohur në mesin e sirianëve. Ai shfaqej në televizionin shtetëror dy herë në javë dhe leksionet e tij në xhami ndiqeshin nga mijëra persona.
Por në vitin 2011, shumë sirian, duke përfshirë edhe disa nga studentët e Butit, iu bashkuan lëvizjeve revolucionare dhe akuzuan klerikun për legjitimimin e dhunës mbi qytetet rebele.
Vajza e Butit ishte e vetëdijshme se disa njerëz e panë mbështetjen e tij për Asadin si “hipokrizi” dhe “uri për pushtet”.
“Ai i ka shpërfillur këto hamendje. Ai jetoi nga thënia e Profetit Muhamed: ‘Kushdo që kërkon kënaqësinë e Allahut pavarësisht pakënaqësive nga radhët e njerëzve, do të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe Allahu do të bëjë që njerëzit të jenë të kënaqur me të”.
“Babai ynë na tha:” Në qoftë se unë me të vërtetë do të isha i dhënë pas pushtetit dhe pasurisë atëherë do ta bëja këtë kur isha i ri, e jo tani kur jam 84 vjeçar. “.
Al-Buti ka kërkuar reforma. Ai besonte se ishte detyra e tij të këshillojë zyrtarët dhe publikun në përgjithësi. “Ai mori pjesë në takime me zyrtarë dhe i këshillonte ata, por asnjëherë nuk fotografohej,” tha Sumeja.
‘Aroma e parajsës’
Kur e pyetëm bijën e El Butit se çfarë e kishte këshilluar Assadin, ajo tha: “Ai kurrë nuk na ka thënë diçka rreth kësaj, sepse nuk ishte person i cili u tregonte njerëzve në lidhje me diskutimet që ndodhnin në tubime private”.
Sumeja është vajza e vetme e Butit. Ai ka gjashtë djem. Sumeja kujton të atin e saj që thoshte: “Rojet e sigurimit nuk na mbrojnë dot, sepse çdo gjë që ndodhë, bëhet me vullnetin dhe lejen e Allahut”.
“Sa herë që jemi ndjerë të frikësuar, kemi ndjerë nevojën për të qenë rreth tij dhe të flasim me të, sepse ai na bëri të ndjehemi të sigurt. Ai kishte aq shumë qetësi në zemrën e tij.”
Al-Buti u tha fëmijëve të tij se çfarë po ndodhte në vend ishte një krizë që eventualisht do të përfundojë, por ai mendonte se dita e vdekjes së tij është afër.
“Ai na tha të kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha Sumeja. “Ai tha se e ndjente aromën e parajsës.”
/mesazhi/
Përkthyer nga Al Jazeera
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version