Sipas drejtori të Qendrës “FLUENT”, Muhamed Jonuzi: “Pas një pune prej më se 6 muajshe nga kur kishim filluar me idenë fillestare dhe përgatitjen e kurrikulës, përfshirë këtu edhe mbajtjen e ligjëratave e trajnimeve rreth 2 muaj e gjysmë, sot me kënaqësi të veçantë them që përfunduam njërin ndër trajnimet më të suksesshme të realizuara deri më tani në “FLUENT”. Pjesë e këtij trajnimi kanë qenë kandidatë nga profile të ndryshme arsimore, administratorë shtetërorë, si dhe administratorë nga Komuna e Tetovës, Komuna e Strugës dhe Komuna e Tearcës të cilët dërguan përfaqësuesit e tyre për t’u trajnuar dhe rritur performancën e punës së Zyrave për marrëdhënie me publikun! “Meqë “FLUENT” shtrirjen e vet e ka në disa vendbanime, lloji i kurseve dhe trajnimeve është i larmishëm. Ne aktualisht kemi konkurs për SPSS në Shkup (grup i cili tashmë është i konsoliduar dhe ditëve në vazhdim do të fillojë), trajnim për Fotografi në Kërçvovë, trajnim për Fotografi profesionale në Tetovë. Ndërkaq, shfrytëzoj nga rasti të them që, nga sot ne kemi vendosur që semestrin e rradhës të zhvillojmë nivelin e avansuar të këtij trajnimit për gazetari dhe marrëdhënie me publikun në Tetovë, ndërkaq në Shkup të mbaretet po e njëjta përvojë e Tetovës meqë kërkesa ka ekzistuar kohë më parë!”, tha Muhamed Jonuzi, drejtor.
Ndryshe, dy projektet inovative në të cilat jemi duke punuar janë Trajnimi për lidership dhe Trajnimi për përgatitje të babysitter. Tranues të trajnimit për Gazetari dhe marrëdhënie me publikun kanë qenë Doc. Dr. Sefer Tahiri-profesor universitar, dhe Prof. Xhelal Neziri-gazetar. Trajnimin në fjalë e kanë përfunduar 22 kandidatë.
Në semestrin e rradhës GAZETARI DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN do të zhvillohet në Shkup, ndërkaq NIVELI I AVANSUAR i po të njëjtit trajnim do mbahet sërish në Tetovë!
Categories