Ndizet alarmi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për shpenzimet marramendëse të Qeverisë dhe për rritjen e borxhit publik.
Në raportin final të monitorimit post-programor të Maqedonisë, miratuar nga Bordi i Drejtorëve, FMN i ka rekomanduar Qeverisë transparencën buxhetore dhe hartimin e strategjisë afatmesme fiskale, e cila do të reflektonte dy prioritetet kryesore – rritjen më të madhe ekonomike, duke investuar në projekte infrastrukturore dhe duke siguruar një nivel të qëndrueshëm të borxhit.
FMN ka vlerësuar se nga viti 2014, Qeveria duhet të heqë dorë nga politika fiskale antikrizë, dhe të fillojë konsolidimin, gjegjësisht uljen e buxhetit deficitar dhe të borxhit publik.
FMN i propozon Qeverisë Gruevski të hartojë një strategji fiskale afatmesme, që do të ishte një kompromis në mes nevojës për rritje ekonomike, qëndrueshmërisë fiskale dhe qëndrueshmërisë së borxhit, duke ulur me kohë borxhin dhe deficitin buxhetor.
Institucioni monetar i kërkon Qeverisë të bashkërendojë prioritet e saj, që janë, nga njëra anë, rritje pensionesh dhe rrogash, dhe nga ana tjetër, ajo që kërkohet nga FMN, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave.
Rekomandimi i fundit ka rezultuar i suksesshëm, marrë parasysh modelin e qeverisjes 8-vjeçare të Qeverisë Berisha në Shqipëri, që ka ndikuar fort në rritjen e vazhdueshme ekonomike të Shtetit Shqiptar.
EDITOR
11 years ago
next article
Një abetare e rrallë më shumë se 100-vjeçare
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago