Në përputhje me parimet e Agjendës së Lisbonës të Bashkimit Evropian, Universiteti FON e transformoi këtë vit fushatën për bursa për studentë të talentuar “Dhe në Maqedoni mundet”, në kampanjën e re të quajtur “EU Scouting 2020”.
Vitin e kaluar, Universiteti FON testoi mbi 25,000 nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë shteti.
Studentët më të mirë kanë përfunduar tashmë studimet e tyre dhe kanë filluar të punojnë në institucionet dhe kompanitë më të mira në Maqedoni.
Ky sukses i FON-it, është arritur falë dhe bashkëpunimit me kompanitë më të mëdha në Maqedoni, të cilat punësojnë studentët e Universitetit FON, pas mbarimit të studimeve.
Këtë vit fushata “EU Scouting 2020” do të synojë që deri në vitin 2020, të jepen doktoraturat e para në fusha të specializuara dhe të nevojshme që i nevojiten Maqedonisë për rrugën e saj drejt BE-së.
Siç informojnë nga FON, maturantët që do të aplikojnë, do të testohen në disa nivele (do të shkruajnë një ese akademike dhe do të zhvillojnë një intervistë të vеçantë), dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e tyre.
Aplikimi i këtij sistemi është vendosur në faqen e internetit të Universitetit FON dhe do të jetë i hapur deri më 15 maj.
Categories