Revista amerikane “Forbes” ka shpallur listën e sportistëve më të paguar për vitin 2013.
Në vendin e parë gjendet golfisti amerikan Tiger Vuds, i cili fitoi 78 milionë dollarë.
Në vendin e dytë është tenisti zviceran Roxher Federer. Ai fitoi vetëm 6.5 milionë dollarë nëpër turne, por nga reklamat përfitoi plot 65 milionë dollarë.
Vendi i tretë dhe i katërt zihet nga dy basketbollistë të NBA, pikërisht Koby Brajant me 62 milionë dollarë dhe Lebron Xhejms me 60 milionë dollarë.
Ndërsa futbollisti më i paguar është Devid Bekam, që edhe pse e ka lënë futbollin e luajtur, përfitoi 47.2 milionë dollarë. Bekam zë vendin e tetë.
Mbyllin listën e 10 më të pasurve Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Portugezi përfitoi 44 milionë dollarë, ndërsa argjentinasi 41 milionë.
(BalkanWeb)
Categories