Ushtria izraelite ka vendosur kufizime për hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa.
Mijëra adhurues palestinezë nuk janë lejuar nga izraelitët të kryejnë lutjen javore të së premtes në Xhaminë Al-Aksa.
Besimtarët palestinezë u detyruan të falen në rrugë, pasi atyre iu është ndaluar hyrja në Xhaminë Al-Aksa nga forcat izraelite, sipas Agjencisë Anadolu.
Ushtria izraelite ka lejuar që në xhami të hyjnë afërsisht 50 vetë.
Të premten, autoritetet izraelite vendosën qindra ushtarë në Al-Quds dhe ngritën barrikada në hyrje të qytetit.
Tensionet në Al-Quds janë rritur për shkak të planeve të parlamentit izraelit për mbikqyrje të vendeve të shenjta./mesazhi/