Opozita e re siriane nën drejtimin e Kryeministrit Ghassan al-Hitto ka qenë temë diskutimi për Komitetin amerikan për Punë të Jashtme. “Ghassan al- Hito është më shumë amerikan se sa përkrahës i Vëllazërisë Myslimane,” tha i dërguari i Uashingtonit për Siri Robert Ford.
Duke hedhur poshtë shqetësimet nga Komiteti për Punë të Jashtme, Ford këmbënguli se Hitto nuk ishte një ekstremist fetar -. “Larg nga ajo”, tha Ford.
“Unë e kam takuar atë dy herë … tha Ford për Hitton, një ish-ekzekutiv telekomunikacioni i cili ka jetuar në shtetin amerikan të Teksasit për dekada të tëra.
“Unë nuk e di se çfarë përkatësie politike ka. Por unë e di se ai ka një vizion tolerant për shoqërinë siriane “, theksoi Ford.
“Ai ka bërë një vetësakrificë, sepse la Teksasin për të ndihmuar ne krizën humanitare në Siri. Ai nuk duhet të bëjë atë. ”
Hitto pritet të emërojë një qeveri teknokrate dhe ka në plan të operojë brenda Sirisë, duke u përpjekur për të sjellë sundimin e ligjit dhe shërbimet themelore për territoret e çliruara.
Zgjedhja e tij ka ekspozuar përçarjet në opozitën e copëtuar siriane, ku të paktën 12 anëtarë kryesorë kishin pezulluar anëtarësinë e tyre.
Shtetet e Bashkuara ka qenë duke punuar shumë prapa skenave për të ndihmuar opozitën siriane për të larguar Presidentin Bashar al-Asad.
Ford gjithashtu theksoi se emërimi i Hittos ishte parë si një hap i përkohshëm para një qeverie kalimtare.
/mesazhi/