Projekti “Eureka” në kuadër të Forumit Rinor Islam ka vazhduar aktivitetet e tij me të rinjtë në tre qendrat kryesore: Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, duke sjellë takime të ndryshme edukative, motivuese dhe ndërvepruese.
📍 Shkup – Reflektim dhe motivim përmes artit filmik
Në Shkup u realizua një aktivitet i veçantë i fokusuar në reflektim dhe zhvillim personal. Të rinjtë shikuan filmin “King Richard”, i cili sjell mesazhe të forta për vizionin, përkushtimin dhe punën e pandalur drejt suksesit.
Pas shikimit të filmit, pjesëmarrësit zhvilluan një diskutim ku ndanë mësimet kryesore dhe mënyrat se si ato mund t’i zbatojnë në jetën dhe studimet e tyre. Atmosfera ishte motivuese dhe e mbushur me energji pozitive, duke i afruar të rinjtë më shumë drejt objektivave të projektit “Eureka”.
📍 Kumanovë – Diskutim mbi ndikimin e rrjeteve sociale
Në Kumanovë u mbajt takimi me temën “Rrjetet Sociale”, me ligjërues Afrim Demirin. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe pune ku u analizuan anët pozitive dhe negative të përdorimit të rrjeteve sociale.
Diskutimet ndihmuan të rinjtë të kuptojnë më qartë rolin dhe ndikimin e platformave digjitale, si dhe rëndësinë e përdorimit të tyre në mënyrë të vetëdijshme dhe të dobishme.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe dinamike, ku të rinjtë treguan interes të lartë dhe angazhim aktiv.
📍 Tetovë – Njohje, lojëra edukative dhe tema inspiruese
Në Tetovë u realizua takimi i radhës me fokus te njohja e të rinjve mes vete dhe me organizatën FRI. Përmes aktiviteteve ndërvepruese dhe lojërave edukative, u krijua një ambient i hapur dhe energjik.
Të rinjtë ndoqën dy prezantime tematike:
Një prezantim mbi FRI-në, historikun dhe rolin e saj në fuqizimin e të rinjve. Ligjëratën “Truri dhe procesi i të menduarit” nga Munibe Qamili, e cila u prit me interes të veçantë.
Atmosfera e bashkëpunimit dhe gatishmëria e të rinjve për të kontribuar e karakterizuan të gjithë takimin.
Projekti “Eureka” – Hapësirë për rritje, motivim dhe zhvillim rinor
Aktivitetet e fundit në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë tregojnë edhe një herë përkushtimin e projektit “Eureka” për të krijuar hapësira ku të rinjtë motivohet, inspirohen dhe fuqizohen në rrugëtimin e tyre akademik, profesional dhe shpirtëror.
Në vazhdim priten aktivitete të tjera që synojnë zhvillimin e aftësive, ngritjen e vetëbesimit dhe kultivimin e një mentaliteti të shëndoshë drejt suksesit.













