Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Forumi Rinor Islam dega Kumanovë fillon me projektin e radhës “Incept” në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor”

Ditën e shtunë, më datë 19 shkurt, u mbajt takimi i parë në kuadër të projektit Incept me nxënësit e shkollave të mesme në Kumanovë. Programi i kësaj dite u fokusua në shpalosjen e qëllimit dhe rrjedhën e projektit, si dhe në njoftimin e grupit mes vete.

Kjo u mundua të arrihet përmes prezantimit nga ana e ekipit përgjegjës për këtë projekt dhe përmes interaktivitetit e aktiviteteve që iu caktuan nxënësve. U prezantua historiku dhe qëllimi i Forumit Rinor Islam, projektet e kaluara, rezultatet e arritura nga projektet si dhe temat dhe ajo që synohet të arrihet me projektin Incept. Në pjesën tjetër në grupe të ndara rastësisht nxënësit kishin dy detyra:

Të gjejnë të veçantat dhe të përbashkëtat mes tyre (përmes lojës Unique and Shared) dhe çdo grup për secilën temë qe do të trajtohet në javët në vijim duhej të parashtronte disa pyetje dhe ide. Këto shërbyen si thyerje akulli mes nxënësve dhe si bazë për trajtimin e temave në javët në vijim.

 

Kumanovë, 19 shkurt 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version