Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me komunën e Kumanovës shtroi iftarin tradicional të pëbashkët në hapsirat e restorantit Remi Komerc, në këtë iftar morrën pjesë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, administratorë e këshilltarë komunal, përfaqësues të organizatave joqeveritare, antarë të Asociacionit për Afirmimin e gruas, aktivistë dhe antarë të forumit si dhe familjarë të shumtë.

Pas iftarit u bë dhe duaja e bukës nga moderatori Arsim Jonuzi pastaj të pranishmit i përshëndeti me fjalë përshëndetëse edhe kryetari i Forumit Rinor Islam – dega Kumanovë, Erduan Kurtishi i cili theksoi përkrahjen e komunës gjatë gjithë këtyre viteve dhe tregoi vijueshmërinë e aktiviteteve gjatë gjithë këtij muaji.
Fjalë rasti kishte edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili falënderoi të pranishmitë për prezencën e tyre në këtë iftar të organizuar vite me rradhë si dhe duke i përgëzuar për aktivitet e deritanishme dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.

18 Prill 2023, Kumanovë