Më 19 korrik 2014, ditë e shtunë, Forumi Rinor Islam organizoi mbrëmjen kuranore. Aktiviteti u realizua në kuadër të Netëve të Kulturës Islame që realizohen në Kumanovë.
Lexuesit e kësaj mbrëmjeje ishin Hakim Iljazi, Sadatin Nuhiju dhe Flamur Kasami. Që të tre me zërin kumbues arritën të bashkëtubojnë një numër të madh qytetarësh dhe përcollën emocione te të pranishmit.
Në fillim të mbrëmjes, fjala iu dha Kryetarit të Degës së Forumit Rinor Isalm në Kumanovë, z. Berat Limanit, i cili pos që përshëndeti të pranishmit tregoi edhe për vazhdën e aktiviteteve që po realizon FRI-ja në Kumanovë, përgjatë muajit ramazan.
Fjala iu dha edhe hoxhë Azir Avdiut, që poashtu përshëndeti të pranishmit dhe tregoi shkurtimisht për vlerën e dhjetëditëshit të fundit të këtij muaji.
EDITOR
10 years ago
previous article
Iftari tradicional në sheshin e Kumanovës, bashkë me përfaqësues maqedonas të Komunës
next article