Forumi Rinor Islam Dega Kumanovë, vazhdon me karvanin e aktiviteteve gjatë muajit ramazan , ku sot më datë 16.07.2013 ora realizoi tribune e paraparë në sallën e ish Komitetit komunal, para qytetarëve të Kumanovës u prezantuar ligjëruesi nga Shkodra Mr. Bashkim Bajraktari. Mysafiri foli në temë “Muslimani mes sprovave dhe fitoreve“.
Aktiviteti fillimisht u hap me leximin e disa ajeteve kuranore nga anëtari i FRI-së Lazim Jahiu, kurse pas tij fjalë përshëndetëse iu dha kryetarit të degës z. Berat Limani i cili përshëndeti të pranishmit, falënderoi ligjëruesin për përgjigjen pozitive dhe gatishmërinë për të ardhur për herë të parë në Kumanovë, e gjithashtu të pranishmit i njoftoi edhe për agjendën e FRI-së dega në Kumanovë gjatë muajit ramazan.
Më pas fjala iu dha ligjëruesit i cili në një mënyrë shumë të qartë dhe të këndshme prezantoi temën e tij duke u ndalur në sprovat, urtësinë e tij dhe tejkalimin e tyre për të ardhur deri te fitorja respektivisht suksesi.
Në ndërkohë, pas mbarimit të prezantimit të ligjëruesit, të pranishmit ku shumica prej tyre ishin nxënës, studentë, profesorë dhe personalitete të ndryshme, i argëtoi këgëtari i mirënjohur i ilahive Avni Nebiu nga Kumanova.
Pjesa e dytë e tribunës ishte e paraparë për pyetje nga të pranishmit dhe komente apo intervenime eventuale nga publiku, të cilat u pritën me kënaqësi nga ligjëruesi dhe publiku i pranishëm.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam