Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

Forumi Rinor Islam dega Kumanovë realizoi takimin e radhës të projektit Incept

Edhe këtë javë, ditën e shtunë, në ambientet e FRI- dega Kumanovë, në kuadër të Platformës Mozaiku Rinor, është mbajtur projekti INCEPT ku është trajtuar tema “Bullizmi – pranimi i individit me nevoja të veçanta në shoqëri” – me trajnuesin – defektologun Berat Duraku, njëherit dhe drejtor i Shoqatës Vlera.

Defektologu Berat Duraku shtjelloi ligjëratën mbi konceptin dhe llojet  e bullizmit, mënyrën se si duhet të kemi kujdes me fëmijët me nevoja të veçanta dhe si ti kuptojmë ata.

Po ashtu u zhvilluan disa lojëra kreative mbi art terapinë dhe socializimin të cilat ishin efikase dhe mjaft të nevojshme pikërisht për këtë temë.

 

5 mars 2022, Kumanovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version