Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë dje, më datë 27 qershor 2014 shënoi fillimin e muajit të bekuar të ramazanit. Aktivistë të kësaj shoqate ishin aktivë në dhënien e shkëndijave të para për fillimin e ramazanit. Ata mbrëmë vunë banderola në tri pikat më të kalueshme të qytetit. Në to shënonin togfjalësha të ndryshme, atribute të muaji të madh – ramazanit.
Në këtë vistër u shpërndanë edhe mbi 1500 fleturime, të cilat qenë vënë në zarf. Në çdo zarf kanë qenë vënë fleturimi dhe fletënjoftimi për Shportën e Ramazanit, e cila në Kumanovë këtë vit po bashkorganizohet nga Forumir Rinor Islam – Dega dhe shoqata edukative “Vllaznia”. Vperimtaria po realizohet te “Musli Market” dhe “Selman Turizëm”, ku çdo kush mund të dhurojë një shumë të paktën prej 300 denarësh – sa kushton një shportë. Shportat përmbajnë artikuj themelorë për familje dhe të njëjtat periodikisht përgjatë muajit ramazan do t’u dhurohen familjeve skamnore.
Categories