Më 26 shkurt, e shtunë, u mbajt takimi i dytë me radhë në kuadër të projektit Incept, ku pjesëmarrës ishin rreth 30 kandidatë nga drejtime të ndryshme të shkollave të mesme nga qyteti i Kumanovës. Tema e takimit të dytë ishte ‘Menaxhimi i vetes në kohë’, ku si ligjërues ishte Arsim Jonuzi.
Tema në vete përmbante shembuj e nëntituj të lidhur për menaxhimin e individit në kohë. Meqë menaxhimi nuk është vetëm një pjesë e kursimit te kohës ligjëruesi jepte shembuj të menaxherëve edhe për menaxhimin e jetës në përgjithësi.
Nga më e veçanta ishte praktikimi i ditarit punues, në te cilin individi shkruan detyrat që duhet realizuar dhe evidencë nga të realizuarat.
Kumanovë, 26 shkurt 2022