Më datë 29.12.2012 e shtunë, FRI-dega në Kërçovë, në hapsirat e zyrave të veta realizoi me sukses Kuvendin e rregullt vjetor para kuvendarëve të vet.
Përveç fjalëve përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit të FRI-së në nivel republikan Mr.Kujtim Kasamit njëherit edhe ish kryetar i kësaj dege, dhe fjalës përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit te degës z. Mazllam Osmanit, kuvendarët patën rastin që të përcjellin me vëmendje raportin vjetor të aktiviteteve që i ka realizuar dega e FRI-së në Kërçovë. Poashtu në saje të aktiviteteve që janë realizuar në vitin 2012 u bë edhe prezentimi i raportit financiar për këtë vit.
Pas një debati konstruktiv dhe vëllazëror u dhanë shumë këshilla dhe sugjerime për punë edhe më efektive dhe në fund të njëtat raporte u miratuan unanimisht nga kuvendarët.
Poashtu në vazhdën e punimeve të kuvendit u bë prezentimi i programit të aktiviteteve për vitin 2013, për të cilin u debatua në hollësi dhe më pas u bë miratimi i të njejtit, një program i cili në vete ngërthen një sërë aktivitetesh interesante dhe të rëndësishme për popullatën tonë.
Vlen të përmendet se kuvendarët u ndanë të kënaqur nga puna një vjeçare e FRI-së dega në Kërçovë, dhe programi i paraparë për aktivitetet që do të realizohen në 2013.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
Categories