Forumi Rinor Islam – dega në
Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën edukative Vllaznia si dhe me komunën e Kumanovës në qendrën e qytetit realizoi koncertin e Bajramit.
Hapjen e koncertit e bëri moderatori Arsim Jonuzi me çrast njoftoi se ky koncert organizohej për vite me rradhë nga Forumi Rinor Islam.
Koncerti filloi me disa ajete Kuranore të kënduara nga Armend Beqiri.
Fjalë përshëndetëse iu dha kryetarit të shoqatës edukative Vllaznia Sead Ramadani i cili përgëzoi këtë aktivitet.
Koncertin e hapi kënduesi i ilahive Avni Nebiu, pastaj rradhën e kishin edhe dy vëllezërit Menduh dhe Deniz Allajbeg pastaj këndimi i ilahive vazhdoi edhe me Armend Beqirin dhe Nderim Alimin.
Në fund të pestë ilahistët u ngjitën në skenë për këndimin e tekbireve dhe salavateve.
Koncerti perfundoi me lansimin e fishekzjarrëve si dhe shpërndarjen e çokolladave me fletëurime të përgatitura nga aktivistet e kësaj dege.
Vlen të ceket që sponsor gjeneral i koncertit ishte Restorant Arkus.
20 prill 2023, Kumanovë