Në saje të 10 ditëve të shenjta të Dhul-Hixhes të mërkurën 14.07.2021, pas namazit të akshamit me fillim nga ora 20:30 dega e Forumit Rinor Islam në Prilep organizoi ligjëratë “Vlera e 10 ditëve të Dhul-hixhes “, në zyrët e FRI-së, f.Cërnilishtë.
Ligjërata u shtjellua me kujdes nga hoxha Muhamed Sulejmani i cili u mundësoi pjesëmarrësve të përfitojnë nga mësimet e këtyre ditëve,fillimishtë duke treguar se pse janë kaq të rëndësishme këto 10 ditë dhe nga e kan marrë vlerën si ditët më të mira të vitit,përveç asaj tregoj se cilët ishin porositë të Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe cilët janë punët obligative dhe vullnetare që duhet praktikuar gjatë këtyre 10 ditëve.