Java e dytë në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” me projektin “Incept”, FRI- Prilep zhvilloi temën  ‘Menaxhimi i vetes në kohë’ ku në cilësinë e trajnuesit ishte Afrim Demiri.

Tema u trajtua fillimisht duke u folur për rendësin e kohës dhe vlerën e saj, menaxhimin dhe planifikimin për të shfrytëzuar kohën në mënyrë më produktive.

Gjithashtu nuk munguan bisedat interaktive ,ushtrimet dhe lojërat që ishin në ndërlidhje me temën.

 

6 mars 2022, Prilep