Në kuadër të aktiviteteve që organizon gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi edhe këtë vit Kuizin Islam, me pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve edukative.

Ky aktivitet kishte për qëllim të forcojë njohuritë islame te të rinjtë dhe të nxisë frymën e garës në dije. Pjesëmarrësit patën mundësinë të testojnë njohuritë e tyre përmes një sërë pyetjesh nga fusha të ndryshme të dijes islame, të përgatitura posaçërisht për këtë garë.

Kuizi u zhvillua në disa etapa, duke filluar me prezantimin e rregullave dhe mënyrës së zhvillimit të garës, për të vazhduar më pas me raunde pyetjesh për garuesit. Përmes këtyre sfidave, pjesëmarrësit treguan përkushtim, interes dhe njohuri të mira mbi temat e trajtuara.

Kuizi Islam tashmë është bërë një aktivitet tradicional në kuadër të programit të Ramazanit që organizon Forumi Rinor Islam, duke synuar edukimin dhe motivimin e të rinjve për të thelluar njohuritë e tyre dhe për t’u afruar më shumë me vlerat islame.

Shkup, 11 mars 2026