Forumi Rinor Islam – dega Shkup realizoi kuiz islam në të cilin morën pjesë nxënësit e shkollave fillore të klasës së IX dhe nxënësit e shkollave te mesme viti I , të cilët i kishin në dispozicion 100 pyetje për t’i mësuar.

Kuizi filloi me njoftim rreth ecurisë së kuizit, dhe më pas vazhdoi në tri rubrika, rubrika e parë përfshiu 30 pyetje. Pas secilës rubrikë u kryen eliminime në bazë të performancës së pjesëmarrësve.

Gjithashtu pas një konkurrence të madhe, në fund u zgjodhën 3 fitues te garës të cilët do të shpërblehen, përveç tre fituesve do të shpërblehen për përpjekjet dhe angazhimin edhe pjesëmarrësit e tjerë të garës.

Shkup, 13 mars 2024