Forumi Rinor Islam – Dega Shkup zgjodhi kryetarin e ri
Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi kuvendin e jashtëzakonshëm raportues dhe zgjedhor. Punimet filluan me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Uvejs Murtezi, e më pastaj duke vazhduar me një fjalë përshëndetëse edhe Kryetari i FRI-së, Mr. Xhabir Emini.
Kryetari në largim, Fuat Shabani raportoi mbi aktivitetin e realizuar në degën e Shkupit, ku mes tjerash sqaroi edhe arsyet për dorëheqjen e tij. Kuvendi miratoi dorëheqjen dhe zgjodhi anëtarët e rinjë të kryesis së degës me në krye të saj, Afrim Demirin.
Punimet përfunduan me fjalën përshëndetëse të kryetarit të sapozgjedhur.