Categories
Lajme FRI

FORUMI RINOR ISLAM DEGA TETOVË REALIZOI KUVENDIN RAPORTUES

Forumi Rinor Islam dega Tetovë sot në zyrat e Fri-së në Tetovë, realizoi kuvendin raportues për vitin 2021.
Kuvendi u hap me disa ajete Kuranore lexuar nga Hoxhë Arsim Iseni.
Më pastaj fjalën e mori kryetari i kuvendit Rahim Husejni i cili përshëndeti të pranishmit dhe hapi punimet e kuvendit, pastaj paraqiti pikat e rendit të ditës. Më pas u bë zgjedhja e komisionit mbikqyrës prej tre antarëve nga kuvendarët prezent.
Fjala iu dha kryetarit të degës, Mevlan Abazi, i cili raportoi mbi aktivitetet një vjeçare të FRI dega Tetovë, pastaj për të njëjtin u hap debat dhe në fund u miratua nga ana e kuvendarëve.
Pika tjetër ishte raporti financiar për vitin 2021, debat mbi të njëjtin si dhe miratimi nga ana e kuvendarëve.
Pasi u bë përmbyllja e punimeve të kuvendit, pasoi darka e përbashkët me kuvendarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version