Categories
Lajme FRI

FORUMI RINOR ISLAM NË BASHKËPUNIM ME KOMUNËN E LIKOVËS SHTROI IFTARIN E PËRBASHKËT

Në hapësirat e restorantit “Agimi” në Mateç të komunës së Likovës u shtrua iftari i përbashkët nga komuna e Likovës dhe Forumit Rinor Islam dega Kumanovë me një numër të madh mysafirësh.

Të ftuar ishin udhëheqës të komunës së Likovës, udhëheqës të Forumit Rinor Islam në nivel qëndror, anëtarë dhe aktivistë të Forumit Rinor Islam dega Kumanovë, familje të dëshmorëve, martirëve, invalid të luftës, imam të xhamive, donatorë të shumtë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë.

Pas ngrënies së iftarit, nga Hoxha Naser Ramadani u bë duaja e bukës pastaj vijoi një program i cili filloi me këndimin e ilahisë nga Abdulla Shaqiri.

Fjalë përshëndetëse fillimisht iu dha kryetarit të FRI – dega Kumanovë z.Erduan Kurtishi i cili i përshendeti të pranishmit dhe i përgëzoi për këtë bashkëpunim dhe uroj që bashkpunime të tjera të kishte edhe në të ardhmen.

Fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i komunës së Likovës z.Erkan Arifi i cili u shpreh mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe uroj që ky iftar të bëhet tradicional.

Përmbyllja u bë nga kënduesi i ilahive Abdullah Shaqiri, ku të pranishmëve i këndoi këngë me temë patriotike.

19 mars 2024, Kumanovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version