Categories
Lajme FRI

FORUMI RINOR ISLAM NË VIZITË URIMI NË KOMUNËN E HARAÇINËS

Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, i shoqëruar nga Afrim Demiri, Kryetar i FRI Shkup, dhe Amar Murtezi, Sekretar Gjeneral i FRI-së, realizuan një vizitë urimi në Komunën e Haraçinës, ku u mirëpritën nga kryetari i sapozgjedhur, z. Daut Beqiri.

Gjatë takimit, z. Abdulhamid Mustafa i përcolli urimet kryetarit të ri për zgjedhjen e tij dhe diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim të frytshëm mes Forumit Rinor Islam dhe Komunës së Haraçinës, me qëllim promovimin e vlerave rinore dhe aktivitetit shoqëror.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, shprehu mirënjohje për angazhimin e Forumit Rinor Islam dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ardhshme që synojnë përmirësimin e jetës dhe mundësive për të rinjtë e Haraçinës.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me vizita në institucione të ndryshme, duke forcuar bashkëpunimin dhe promovuar aktivitetin rinor në shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version