Me datë 13.12.2014 në zyret e Forumit Rinor Islam në Studeniçan u realizua ligjerata e radhës organizuar nga nëndega e kësaj organizate në Karshiakë me temë: “Nevoja për Zotin”, ku ligjerues ishte hoxha i nderuar nga Shkupi z.Hasan Baftijari kryetar i FRI –Dega Shkup.
Të pranishmit kishin rastin të dëgjojnë dhe të përfitojnë nga këshillat e bukura që i dha ligjeruesi i lartëpërmendur.
Pas mbarimit të ligjeratës të pranishmit patën mundësin që ti parashtrojnë pyetje ligjeruesit si dhe u realizua një bisedë e ngrohtë vëllezërore ndërmjet disa nxënësve, studentëve dhe hoxhës Hasan Baftijari, ku edhe organizatorët kishin pregaditur një koktej modest.
Categories