Valën e iftareve të përbashkëta, Forumi Rinor Islam këtë vit e filloi me përfaqësues të korrit diplomatik në vend, përfaqësues të institucioneve, partive politike, qeverisë lokale dhe qendrore, bashkpunëtor si dhe me përfaqësues nga sektori civil. Me një atmosferë mjaft relaksuese dhe ambient të këndshëm në hotelin “Stone Bridge” kryesia e FRI-së i akomodoi dhe mirëpriti musafirët e tij.
Kënaqësia e ngrënies së iftarit ishte e shoqëruar me biseda vëllezërore, produktive nga të pranishmit. Një mbrëmje e këtillë sigurisht do të ndikon në afrimin dhe shtimin e bashkpunimit të ndërsjellë ndërmjet të pranishmëve. Pas shuatjes së etjes dhe urisë, Mr. Milazim Mustafa, përfaqësues i Forumit Rinor Islam i përshëndeti përzemërsisht pjesmarësit e kësaj darke të përbashkët. Ai njëkohësisht shfrytëzoi rastin që në 3 gjuhë të përcjell mesazhin e Ramazanit dhe të flet disa fjalë mbi rrëndësinë dhe vlerën e madhe që paraqet agjërimi për besimtarët monoteist.
Fjalën përshëndetë pas tij morri kryetari i kësaj organizate rinor, z. Fevzi Musliu. Ai i falenderoi gjithë të pranishmit për nderin dhe respektin që kanë ndaj FRI-së si me përgjigjen pozitive të ftesës për iftar të përbashkët ashtu edhe me mosngurrimit për bashkpunim në shumë aktivitete tjera. Gjithashtu z. Musliu me pak fjalë elaboroi dhe arsyetori moton e zgjedhur për këtë vit.
“Duke e pasur parasysh se Ramazani është një muaj i veçant, ku Zoti i plotmëshirshëm na thotë: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…”
Në të njëjtën kohë është muaj i bashkimit dhe afrimit mes njerëzve, ne si FRI vite me radhë ndërmarrim një aktivitet të tillë me qëllim të afrimit dhe njohjes sa më të mirë mes personaliteteve të jetës publike në vendin tonë.
Sipas burimeve islame, në këtë muaj kanë zbritur të gjitha shpalljet e më parshme, që nënkupton se Ramazani është ajo arkë që i ngërthen të gjitha shpalljet nga ana e Allahut që janë dritë, udhëzim dhe pishtarë për njerëzimin. Me këtë, Ramazani konvergon me parimet tjera fundamentale islame në drejtim të dëshmisë së unitetit të misionit të profetëve. Misioni i tyre ishte unik, që fton në dashurinë dhe njohjen e Zotit
Kjo është një mësim dhe simbolikë se ky muaj është muaj i bashkimit të zemrave dhe një formë për të afruar botëkuptimet dhe kontinuitetin zhvillimorë në mes të shoqërive në përgjithësi, ndërsa në mesin e besimtarëve në veçanti, duke respektuar të gjithë profetët dhe shpalljet dhe duke i ngritur të gjitha këto në nivel të obligueshëm besimi për muslimanët.” tha kryetari Musliu.
Në minutat e mbetura, foltorja ishte e hapur për të gjithë që donin t’i përshëndesnin të pranishmit. Nga mysafirët i pari që iu drejtua të pranishmëve ishte deputeti Behxhudin Shehapi me fjalët e tij miradije dhe motivuese. Vijoi më pas edhe profesori Nano Ruzhin me fjalë të shkurta nga prizma e këndi i tij i shikimit të gjërave. Në fund, për ta plotësuar çdo kockë nga mozaiku i quajtur iftar për tu mos haruar u përkujdes profesori Ferid Muhiç me sharmin dhe energjinë pozitive që e ndau me të tjerët.
Në këtë mënyrë u bë përmbyllja e programit formal dhe vazhdoi pjesa joformale e mbrëmjes duke u dëshiruar muaj e agjërim të lehtë e edhe shumë takime të këtij lloji.
EDITOR
11 years ago
previous article
Në mes të Ramazanit, Ramushi e bën Bajram (FOTO)
next article
Entuziazmi i Ramazanit në Stamboll
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
16 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago