Më 22 janar 2022 në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik u realizua përmbyllja e projektit Talentium.
Fjala përshëndetëse iu dha sekretarit gjeneral në nivel qendror Abdulhamid Mustafa, i cili bëri shtjellimin e ecurisë së këtij aktiviteti gjashtëjavor.
Më pas fjalën e kishin nëntë nxënësit më të mirë nga shkollat e mesme nga qyteti i Kumanovës, Shkupit dhe Gostivarit të cilët kishin përgatitur fjalime motivuese ku të gjithë përcjellën mesazhet nga më të ndryshmet.
Para të pranishmëve u shfaqë edhe video-prezantimi nga trajnimet gjashtëjavore nga secili qytet ku ishin zhvilluar dhe trajnimet.
Në fund vijoi edhe shpërndarja e certifikatave për nxënësit të cilët kishin ndjekur projektin Talentium dhe mirënjohje iu dha edhe trajnuesve të këtij projekti, si dhe një falënderim i veçant shkoi për grupet punuese nga secili qytet të cilët ishin zgjedhur dhe angazhuar për realizimin e këtij projekti.
Forumi Rinor Islam përmbylli me sukses aktivitetin gjashtëjavor Talentium në kuadër të platformës Mozaiku Rinor
previous article
FORUMI RINOR ISLAM DEGA TETOVË REALIZOI KUVENDIN RAPORTUES
you might also like
1 month ago



















