Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

FORUMI RINOR ISLAM PËRMBYLLI ME SUKSES PROJEKTIN TALENTIUM NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR BALLKANIK

Forumi Rinor Islam, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), organizoi përmbylljen e projektit Talentium, pjesë e platformës Mozaiku Rinor.
Ky projekt, i zhvilluar në Shkup dhe Kërçovë gjatë 6 javëve, synonte zhvillimin e aftësive të të rinjve në fusha si komunikimi, media dhe lidershipi.
Aktiviteti filloi me fjalën përshëndetëse nga Ermira Idrizi, njëkohësisht edhe përgjegjëse e Departamentit për të Rinjë, dhe vijoi me ligjëratën e prorektorit të IBU-së, z. Mevludin Ibish, mbi temën “Orientimi Profesional.” Pas kësaj, u shpërndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar nga Shkupi, duke nderuar përkushtimin dhe arritjet e tyre gjatë projektit.
Në përfundim, z. Ibish prezantoi mundësitë e ofruara nga IBU për studentët e ardhshëm, dhe aktiviteti u mbyll me një vizitë në kampusin e universitetit, duke ofruar një përvojë të pasur dhe informuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Forumi Rinor Islam falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, aktivistët dhe IBU-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar.
Shkup, 21 qershor 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version