Categories
Lajme FRI

FORUMI RINOR ISLAM PJESËMARRËS NË KAMPIN VEROR 2024

Forumi Rinor Islam mori pjesë në kampin veror 2024 realizuar në Kocaeli të Turqisë, pjesëmarrës nga FRI ishin aktivistë dhe disa pjesëmarrës të zgjedhur nga projektet rinore.

Gjatë ditës së parë, grupi u njoh me xhaminë ‘Çamlıca’ në Stamboll, e cila ofron një pamje panoramike të qytetit. Më pas, vazhduan drejt Kocaeli për hapjen e kampit dhe njohjen me programin e tij, që premtonte një javë të mbushur me aktivitete dhe eksperienca të paharrueshme.

Dita e dytë filloi me një ecje të bukur në natyrë, e cila i dha mundësi pjesëmarrësve të shijonin peisazhet e mahnitshme të zonës. Vijuan aktivitetet atraktive duke përfshirë shigjetarinë, një përvojë e re për shumë nga të rinjtë. Mbrëmja u shoqërua me aktivitete kulturore, përfshirë leximin e Kur’anit, këndimin e ilahive dhe recitimin e poezive, duke krijuar një atmosferë harmonike dhe frymëzuese.

Në ditën e tretë, pjesëmarrësit vizituan parkun Ormanya në Kocaeli, i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe mundësitë për aktivitetet në natyrë. Më pas, ata shijuan një shëtitje relaksuese me anije, një përvojë që i ofroi pamje të mrekullueshme dhe një ndjenjë të thellë të qetësisë. Mbrëmja përfshinte leximin e Kur’anit, këndimin e ilahive, këshilla për të rinjtë nga teologe të ndryshme dhe një shprehje mirënjohjeje për mikpritjen e ngrohtë nga stafi organizator.

Dita e katërt përfshiu një vizitë të jashtëzakonshme në xhaminë Eyup Sultan dhe në çarshinë e njohur për blerje, si dhe vizitë në qendrën tregtare Venecia.

Ky kamp ofroi një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë që të ndiheshin pjesë e një grupi të madh, të zhvillonin aftësi të reja dhe të krijonin kujtime të paharrueshme, duke i ndihmuar ata të rriten dhe të forcojnë lidhjet e tyre me njëri-tjetrin.

Turqi, 4-9 gusht 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version