Sektori për Edukim dhe Aftësim pranë Forumit Rinor Islam, me sukses realizoi Seminarin Veror 2013, me moton “Parimorë përgjithmonë”
Në një ambient vëllazëror Forumi Rinor Islam, vazhdoi traditën e tij me mbajtjen e Seminarit Veror tre ditë radhazi, kësaj here me moton “Parimorë përgjthmonë”.
Seminari u zhvillua në Hotel “Princ” në Strugë në të cilin morën pjesë ligjerues të spikatur të trevave tona. Të pranishmit që ndoqën këtë seminar ishin aktivstë të shumtë të këtij asociacioni që vinin nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Prilepi dhe vende të tjera ku gëzon shtrirje, degë dhe nëndegë të tij Forumi Rinor Islam.
Ditët e seminarit ishin të ngjeshura me ligjerata interesante të karakterit kulturor, fetar dhe socio-politik. Në vazhdim po paraqesim me radhë listën e ligjeruesve dhe diskurseve të tyre të përçuara drejt audiencës:
“Veprimtaria jonë, rrugë drejt lumturisë”, Ligj. Rufat Sherifi;
“Tribunë e hapur” , Ligj. Muhamed Murtezi;
“Sinqeriteti, kusht për t’u pranuar veprat e mira”, Ligj. Qenan Ismaili;
“Vëllazëria, bazë e një shoqërie të dobishme”, Ligj. Qamil Rushiti;
“Koncepti i të kuptuarit të Islam dhe parimet e tij” (e ndarë në dy pjesë), Ligj. Fevzi Musliu;
“Organizimi i mbledhjeve të suksesshme dhe menaxhimi me konfliktet” (e ndarë në dy pjesë), Ligj. Leonard Kaja;
Pas çdo ligjerate pati pyetje dhe komente interesante nga ana e auditorit, ku hera-herës ballafaqimi i mendimeve shndërrohej në një debat konstruktiv, duke e nxitur nivelin e të menduarit kritik.
Përveç pjesës akademike, agjenda e këtij seminari përfshinte edhe pjesën rekreative. Çdo pikë e programit të këtij seminari arriti të realizohet, ku si i tillë dëshmoi për një planifikim të detajizuar dhe ekonomik me kohën./A.VRANGALLA/