Në ambientet e Forumit Rinor Islam Shkup u mbajt Kuvendi i 17-të raportues, në të cilin u prezantuan para kuvendarëve raporti i aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2025, si dhe raporti financiar përkatës.

Kuvendi u hap me leximin e ajeteve kuranore nga hfz. Sejid Idrizi, ndërsa më pas kryetari i Kuvendit, z. Medin Bajrami, udhëhoqi punimet në përputhje me rendin e ditës.

Gjatë kuvendit, kryetari i FRI Shkup prezantoi në mënyrë të detajuar aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2025, si dhe raportin financiar, të cilët pas shqyrtimit u miratuan nga ana e kuvendarëve.

Në kuadër të diskutimeve u zhvillua një debat konstruktiv, ku pjesëmarrësit paraqitën pyetje dhe sugjerime në funksion të avancimit të mëtejmë të veprimtarisë së organizatës.

Ky kuvend shënon mbledhjen e parë raportuese në kuadër të mandatit katërvjeçar.

Shkup, 25 prill 2026