Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (viti II–VI), shtetas të RMV-së, që studiojnë në universitete shtetërore dhe private në vend ose jashtë vendit dhe nxënësit e shkollave të mesme shtetërore, shtetas të RMV-së.
 
 
KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (STUDENT)
 
• Nota mesatare minimale: 8.5
• Të mos ketë përsëritur asnjë vit akademik
• Të mos jetë përfitues i bursave nga institucione të tjera
• Studentët në drejtimet deficitare do të kenë përparësi
 
 
KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (NXËNËS)
 
• Sukses i shkëlqyeshëm në mësime
• Të jetë nxënës/e i/e rregullt në shkollat e mesme shtetërore
• Nxënësit që kanë ndjekur trajnime, seminare ose kanë marrë pjesë në gara do të kenë përparësi
 
 
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM (STUDENT)
 
• Një fotografi
• CV (biografi)
• Letërnjoftimi (kopje e të dy anëve)
• Kopje e indeksit (faqet 1–2) dhe transkripta
• Vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin si student/e i/e rregullt
• Vërtetim për përfitim të ndihmës sociale (nëse aplikohet)
Formulari i plotësuar për të dhënat personale (nga Forumi Rinor Islam)
 
 
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM (NXËNËS)
 
• Një fotografi
• CV (biografi)
• Certifikata e lindjes
• Dëftesa e vitit të fundit
• Vërtetim që dëshmon statusin si nxënës/e i/e rregullt
• Vërtetim për përfitim të ndihmës sociale (nëse aplikohet)
Formulari i plotësuar për të dhënat personale (nga Forumi Rinor Islam)
 
 
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
 
• Dokumentet e plotësuara duhet të dorëzohen personalisht nga aplikuesi/ja në zyrat e FRI-së në: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Prilep
• Afati i dorëzimit të dokumenteve me prezencë fizike është nga data 16.10.2025 deri më 18.10.2025
• Numri i bursave është i kufizuar
• Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë
• Shpallja e rezultateve do të bëhet në faqen zyrtare fri.org.mk dhe në rrjetet sociale të FRI-së
• Rezultatet do të shpallen me shifrën e aplikimit (jo me emra)
• Aplikimi i studentit/nxënësit që nuk ka dokumentacion të kompletuar nuk do të merret parasysh
 
 
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE SIPAS QYTETEVE DHE ORAREVE:
 
Kumanovë: 10:00 – 13:00
Rr. Karl Marks nr.60, 1300 
 
Shkup: 15:00 – 18:00
Çairska nr.1, 1000 Shkup
 
Tetovë: 13:15 – 15:30
Rr. Jane Sandanski nr.64, 1220 
 
Gostivar: 13:00 – 16:00
Rr. Sedek Kostoski nr.19, 1000 
 
Kërçovë: 14:00 – 17:00
Rr.Isein Akioski-afër stadiumit të Vllazërimit
 
Prilep: (Orari do të njoftohet)
Fsh. Cërnilishtë 7516
 
 
Formularët e aplikimit mund ti shkarkoni duke klikuar këtu: