Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (II,III,IV,V,VI), shtetas të RMV-së, që studiojnë në universitete shtetërore dhe private në vend ose jashtë vendit dhe nxënësit e shkollave të mesme shtetërore, shtetas të RMV-së. Aplikimi bëhet online!

KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (STUDENT)

  • Nota mesatare minimale: 8.5
  • Të mos ketë përsëritur asnjë vit akademik
  • Të mos jetë përfitues i bursave nga institucione të tjera
  • Studentët në drejtimet deficitare do të kenë përparësi

 KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (NXËNËS)

  • Sukses i shkëlqyeshëm në mësime
  • Të jetë nxënës/e i/e rregullt në shkollat e mesme shtetërore
  • Nxënësit që kanë ndjekur trajnime, seminare ose kanë marrë pjesë në gara do të kenë përparësi

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM (STUDENT)

  • Një fotografi
  • CV (biografi)
  • Letërnjoftimi (kopje e të dy anëve)
  • Kopje e indeksit (faqet 1–2) dhe transkripta
  • Vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin si student/e i/e rregullt
  • Vërtetim për përfitim të ndihmës sociale (nëse aplikohet)
  • Formulari i plotësuar për të dhënat personale (nga Forumi Rinor Islam)

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM (NXËNËS)

  • Një fotografi
  • CV (biografi)
  • Certifikata e lindjes
  • Dëftesa e vitit të fundit
  • Vërtetim që dëshmon statusin si nxënës/e i/e rregullt
  • Vërtetim për përfitim të ndihmës sociale (nëse aplikohet)
  • Formulari i plotësuar për të dhënat personale (nga Forumi Rinor Islam)

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME

  • Aplikimi bëhet online: 14.10.2026 – 19.10.2026
  • Numri i bursave është i kufizuar
  • Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë
  • Shpallja e rezultateve do të bëhet në faqen zyrtare fri.org.mk dhe në rrjetet sociale të FRI-së
  • Rezultatet do të shpallen me shifrën e aplikimit (jo me emra)
  • Aplikimi i studentit/nxënësit që nuk ka dokumentacion të kompletuar nuk do të merret parasysh

Formularët e aplikimit mund ti shkarkoni duke klikuar këtu:

 

Linqet për aplikim (kliko mbi qytetin ku jeton);

Nxënës:

Studentë: