Forumi Rinor Islam uron gjithë arsimtarët, profesorët dhe arsimdashësit me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit.
Në kete ditë, përkujtojmë sakrificën e shumë veteranëve për zhvillimin e arsimit shqip ndër vite, përpjekjet e shumë arsimdashësve si dhe etapat e errëta të shoqërisë shqiptare që ajo kaloi ndër vite për të mbërritur arsimi deri në ditët e sotme.
Në këtë ditë, përgëzojmë edukatorët për punën e tyre, që shërbyen me dashuri e përkushtim për shumë vite me radhë, për të ngritur kështu arsimin shqip në majat më të larta të piramidës së dijes.
Hapja e shkollës së parë shqipe, para 129 viteve, shënoi një fitore të madhe dhe është një nga ngjarjet që kurorëzoi njërën prej detyrave më të rëndësishme të popullit shqiptar.
Urojmë që kërkesat për edukim, arsimim e reforma të shtohen dita ditës, për t’i shërbyer kështu sa më mirë vendit e popullit.
Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago
previous article
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
next article
Forumi Rinor Islam shënoi 7 marsin
you might also like
ÇMIMI “HAFIZI I RI I VITIT”
1 week ago
VLADIMIR KERA LIGJËROI NË SHKUP
1 week ago
ÇMIMI “SHKENCËTARI I RI I VITIT”
2 weeks ago