Gazetari danez, Alan Sorensen ka realizuar fotografi për të cilën pretendon se tregon izraelitët të cilët ulën si në kinema dhe i përcjellin bombardimet në drejtim të Rripit të Gazës, shkruan “Jerusalem Post”.
Sorenseni këtë fotografi e ka publikuar në profilin e tij në Twitter, derisa shumë shpejt është shpërndarë në të gjithë botën. Në fotografi shihet një grup i njerëzve që qëndrojnë ulur në karrige jashtë, derisa pranë tyre shihet bombardimi i Rripit të Gazës.
Fotografi danez bashkë me fotografinë e ka lënë edhe një koment: “Kinema Sderot. Izraelitet sjellin karrige në maje të bregut në Sderot që të shikojnë ngjarjet në Gaza. Ata duartrokasin sa herë që dëgjohen eksplodime”.
Sorensen për sajtin France24.com ka thënë se si gazetar ka kërkuar një vend ku mund të shihen sulmet e Izraelit në Gaza, në mënyrë që të kuptojë se çfarë po ngjan.
“Ajo natë ishte shumë intensive, dhe kur kam dëgjuar që njerëzit po flasin për atë breg, shkova atje. Derisa u afrova, u befasova me numrin e madh të veturave që ishin parkuar dhe po parkoheshin. Kur arrita në maje, pashë që atje njerëzit tashmë qëndronin ose ishin ulur. Me befasoi ajo që shumica e atyre ishin ulur në karrige dhe dukeshin të relaksuar. Disa thithnin cigare, derisa të tjerët hanin misër, sikur të ishin në kinema të hapur”, ka thënë Sorensen.
Deri me tani nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 100 persona, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
EDITOR
10 years ago
previous article
Esat Pasha – Mbrojtësi i Shkodrës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago