Mysafirë të faqes tonë kërkojmë ndjesë: Fotoja për të cilën bëhej fjalë në një postim më të hershëm nuk tregon anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës duke falur namaz. Ajo foto – që mund të shihet këtu – i tregon ata – OBOBOOO, mbahu fort – në fotografi me një gisht lart!!! Kjo fotografi është komentuar si rit, kolektiv fetar?
E thamë dhe në postimin e mëpërparshëm: Edhe po të ishte fotografi duke falur namaz, po pastaj? Kush janë këta zotërinj të hekurosur që flasin për diversitet po që alarmohen, jo vetëm nga mundësia e faljes së namazit të anëtarëve të FSK–së, por qoftë nga një fotografi ku ata kanë dalë me një gisht të ngritur lart.
Më poshtë po sjellim deklaratën publike të FSK-së të botuar tek gazeta Bota Sot. Debati për fenë në Kosovë ka humbur cdo lloj racionaliteti, qoftë edhe kur adresohet nga ata që duken ca më racional se të tjerët.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mohuar se pjesëtar të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë të memorizimit të Kuranit në Arabinë Saudite.
MFSK-ja ka sqaruar se Ligji për FSK-në, nuk ua ndalon asnjë pjesëtari të FSK-së, që t’i mbajnë ritet fetare, por, gjithashtu edhe gjatë pushimit vjetor, nuk i ndalon, që të mos shkojnë apo qëndrojnë jashtë vendit.
“Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të marrë informatën, se dy pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë për memorizimin e Kuranit në Arabinë Saudite, ka kërkuar menjëherë që të njoftohet rreth të gjitha detajeve për vizitën e tyre, në Arabinë Saudite”, thuhet në sqarimin e MFSK-së.
Me tutje ata sqarojnë së të dy pjesëtarët e FSK-së, në Arabinë Saudite kanë shkuar privatisht, gjatë pushimit të tyre vjetor dhe mësohet se kanë qenë mysafirë specialë dhe nuk kanë marrë pjesë në memorizimin e Kuranit, por vetëm në cilësinë e mysafirëve. Shpenzimet e udhëtimit të këtyre dy pjesëtarëve nuk i ka paguar FSK-ja.
“Të gjithë pjesëtarët e FSK-së në kohën e tyre të lirë, janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre, pra këta nuk kanë shkelur asnjë ligj apo urdhër (pasi që nuk kishte asnjë urdhër të dhënë nga eprorët e tyre për të marrë pjesë në memorizimin e Kuranit)”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, pjesëtarët e FSK-së, gjatë qëndrimit atje, nuk kanë bartur uniforma dhe shenja që identifikojnë se janë pjesëtarë të FSK-së.
“Në fund, Ligji për FSK-në, përcakton qartë rregullat dhe të drejtat për pjesëtarët e saj, prandaj të gjithë ata që bien ndesh me ligjet, merren edhe masat adekuate ndëshkuese”, përfundon sqarimi i MFSK-së.
http://www.e-zani.com/2013/03/22/fotoja-qe-ka-tronditur-laicitetin-kosovar-dhe-p-selimin/
Categories