Një fotograf profesionist ka arritur të realizojë këto foto spektakolare të meteorit që kaloi në qiellin e Rusisë pak ditë më parë.
Marat Akhmetaleyev, 31 vjeç, kishte bërë gati kamerën, kur krejt papritur u shfaq në qiell meteori.
Pavarësisht se u trondit, ai instinktivisht nisi të bënte shkrepje.
“Kur drita u bë e shndritshme, ndjeva nxehtësinë në fytyrë dhe pata një dhimbje të fortë në sy. Ishte një fraksion sekondi. Mendimet i kisha të turbullta. Fillimisht mendova se ishte ndonjë bombë bërthamore. Pastaj mu kujtua se do kalonte një asteroid pranë Tokës”.
Pas ndriçimit të fortë, ai dëgjoi një seri shpërthimesh të qarta dhe të fuqishme, ndërkohë që meteori shpërtheu me fuqinë e 30 bombave sa të Hiroshimës.
“Nisa të dridhesha dhe u shokova”, thekson ai.
Categories