Categories
Të tjera

FOTOT prekëse/ Momentet kur nënat braktisin fëmijët e tyre

Këto foto prekëse tregojnë momentet kur prindërit duhet të braktisin fëmijët e tyre për t’i lënë në ato që në Kinë njihen me emrin “strehat e fëmijëve”.
Pamjet janë realizuar në një qendër të tillë në Guangzhou, një prej 25 strehave të tilla në Kinë.
Të braktisësh fëmijët është e paligjshme në Kinë, por këto qendra kanë nisur të ndërtohen në mënyrë që prindërit të braktisin fëmijët e tyre në mënyrë të sigurt, ndryshe nga lënia e tyre në mes të rrugëve.
Kritikët thonë se të tilla streha do të inkurajojnë një veprim kaq ekstrem.
Kjo qendër është hapur në janar, por u mbyll pas dy muajsh pasi u mbush me shpejtësi me 262 fëmijë të braktisur.
Shumë nga fëmijët që braktisen janë të sëmurë.
Në Kinë braktisen rreth 10 mijë fëmijë çdo vit.
Shumica janë vajza dhe fëmijë me aftësi të kufizuar.
 

Exit mobile version