Categories
Lajme

Francë: Kisha Saint-Eloi do të blihet nga muslimanet

Kisha Saint-Eloi në Vierzon të Francës së shpejti pritet të shndërrohet në një xhami

Dioqeza e Bourges ka vënë në shitje kishën e cila ndodhet në një zonë të banuar kryesisht nga marokenët dhe turqit. Është një organizatë muslimane, e quajtur ”Shoqata e Marokenëve” e cila ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e saj.

Nga 27.000 banorë që jetojnë në qytetin Vierzon, vetëm 300 prej tyre vizitojnë kishën një herë në javë.

Në dekadën e kaluar, peshkopët katolikë francezë, formalisht kanë mbyllur më shumë se 60 kisha, shumë prej të cilave janë shndërruar në xhami, hulumtim ky i kryer nga gazeta La Croix.

Ky trend vazhdon edhe ne vendet tjera evropiane.

Në Holandë, më shumë se 250 objekte, ku besimtarët katolikë, luterianë dhe kalvinistë janë lutur shekuj me radhë, kanë ndryshuar pronarët, ashtu sikur xhamia Fatih Camii në Amsterdam, e cila dikur ishte kishë katolike, si dhe kisha S. Vincentius, e cila ishte vënë në shitje bashkë me tërë inventarin e saj.

Në Duisburg të Gjermanisë gjashtë kisha katolike janë mbyllur. Në Marxloh, e vetmja kishë që mbijetoi më gjatë është kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit, e cila u mbyll në fund të vitit 2012.

Komuna Antwerp në Belgjikë ka propozuar që kishat e boshatisura të transferohen në xhamia.

Kishat suedeze të Shën Olfos janë përdorur nga ana e muslimanëve. Ndërsa Xhamia kryesore në Dublin është një ish kishë Presbyteriane.
Në Angli, nga viti 1960 janë mbyllur 10.000 kisha, ndërsa deri në vitin 2020parashikohet mbyllja edhe e 4 000 kishave tjera.

Exit mobile version