Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë reagon për pasivitetin e organeve kompetente lidhur me dëmet që shkakton Jugohromi në Tetovë. FRI shpreh shqetësimet për ndotjen e ajrit dhe dëmet që u kanosen popullatës së Tetovës në përgjithësi e asaj të Pollogut në veçanti si shkak i Jugohromit.
Duke parë se gjendja e tetovarëve çdo ditë e më shumë rëndohet, nga ana tjetër duke parë papërgjegjësinë e organeve shtetërore, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë përkrah çdo qytetar që ngrit zërin për rregullimin e kësaj gjendjeje.
Poashtu, FRI – Dega Tetovë përkrah edhe çdo organizim tjetër paqësor që ka për qëllim adresimin e kritikave në vendin e duhur, për gjendjen e Tetovës, dhe që nëpërmjet këtyre organizimeve do të ndihmohet përmirësimi i gjendjes.
Helmimi që vjen nga Jugohromi shkakton rrezik për vrasje të ngadalshme të tetovarëve në përgjithësi pa dalluar ata nga feja apo përkatësia nacionale, dhe kjo shkakton shqetësim të thellë te të gjithë ata që kanë brengë për jetën e tjetrit pa dallim feje apo kombësie.
FRI dega në Tetovë apelon deri tek qytetarët e Tetovës që të jenë më zëshëm dhe të përkrahin çdo iniciativë për mbrojtjen e qytetit nga kjo ndojtje dhe të tregojnë nivel të lartë në këto organizime.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
9 years ago
previous article
Çdo gjë e re nuk është bidat (verifikimi i disa gjërave te dites së xhuma që pretendohet se janë bidate)
next article