Forumi Rinor Islam, krahas shume aktiviteteve tjera në këtë muaj të Ramazanit, një rëndësi të veçantë i kushton edhe aspektit publicistik me tema të ndryshme dhe libra dhe një prej tyre është  libri “PYETJE RAMAZANI”.
Libri “PYETJE RAMAZANI”, trajton disa pyetje të rëndësishme që kanë të bëjnë me agjërimin dhe sadekatu-l-fitrin. Pyetjeve u është përgjigjur hoxha i mirënjohur i trevave tona Dr. Bashkim Aliu, ndërkaq janë përfshirë edhe disa pyetje të cilat i janë parashtruar dijetarit të famshëm Dr.Jusuf el-Kardavi, e që janë shkëputur prej librit “Fetva Bashkëkohore, I, II”.
Besojmë se me këtë libër, do të kontribuojmë që të qartësohen disa çështje që kanë të bëjnë me agjërimin dhe sadekatu-l-fitrin, dhe do të jenë një hap i rëndësishëm në rrugën e edukimit dhe ngritjes fetare të muslimanëve.
Libri është botuar nga Shtëpia botuese “FURKAN ISM’ nga Shkupi dhe do të shpërndahet falas.

bashkim aliu
PYETJE RAMAZANI

 
 
 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam