Forumi Rinor Islam – Dega Gostivar edhe këtë javë realizoi projektin Eureka me temë“Reagimi në emergjenca”, ku nxënësit vizituan njësitin e zjarrfikësve, në të cilin përgjegjësit i njoftuan në lidhje me punën që e bëjnë dhe se si reagojnë në raste emergjente.

Në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” filloi edhe projekti Talentium. Ligjërata e parë ishte “Komunikimi verbal dhe joverbal” të cilën e ligjëroi Fisnik Shabani. U fol për hyrje në kursin e komunikimit dhe spjegimi i konceptit, kategoritë e komunikimit verbal dhe joverbal, diskutim rreth paraqitjeve të komunikimit joverbal dhe rëndësisë së saj, gjithashtu u luajtën edhe disa lojëra të ndryshme.