Forumi Rinor Islam – Dega Kërçovë në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë dhe Kryqin e Kuq të RMV-së, organizoi aktivitetin për dhurimin e gjakut, nën moton “Shpëto jetë, dhuro gjak!” në ambientet e H/R Arabella në Kërçovë.

Si çdo vit edhe këtë herë aktiviteti u realizua me sukses dhe ftesës për këtë akt human, iu përgjigjën një numër i konsiderueshëm i anëtarëve, aktivistëve dhe njerëzve human.

“Ky është aktivitet të cilin FRI- Dega Kërçovë e organizon vite me radhë dhe lirisht mund të shprehem se jemi prijatarë në këtë lloj të aktiviteti në shoqërinë civile. Këtë vit e vlerësuam si shumë të nevojshëm dhurimin e gjakut, duke marrë parasysh edhe situatën e pandemisë si pasojë e Covid- 19 dhe shpresojmë, me lejen e Zotit, me gjakun e dhuruar sot nga 40 dhurues do të arrihet që të bëhemi shkak për tu shëruar ndonjë i sëmurë dhe ti dali në ndihmë ndonjë nevojtari me sëmundje kardiovaskulare.” – u shpreh Xhabir Emini, kryetar i FRI-së.

“Në qytetin e Kërçovës vazhdon tradita e dhurimit të gjakut. Sot në Restorantin Arabella me sukses përfundoi sesioni i dhurimit të gjakut. Falënderim të posaçëm Forumit Rinor Islam të Kërçovës për angazhimin e tyre dhe për suksesin e këtij sesioni për dhurim të gjakut” – shprehet Merita Nuredini, biokimiste pran Institutit për Transfuziologji në Kërçovë.

FRI – Dega Kërçovë falënderon anëtarët dhe aktivistët, ekipin e Institutit për Transfuziologjisë, si dhe Kryqin e Kuq të RMV-së për realizimin e suksesshëm të këtij aksioni.