Në vazhdën e dhjetënetëshit të dytë të muajit të Ramazanit, të premten, 30.04.2021, Forumit Rinor Islam – Dega Kërçovë organizoi ligjëratë virtuale me temë “Ramazani, shkollë edukimi”, në platformën elektronike Zoom.
Të pranishmit fillimisht i përshëndeti kryetari i FRI-së, Xhabir Emini, i cili ndau kohë të jetë pjesë e këtij takimi virtual, dhe të ndjekë ligjërimin e përgatitur.
Ligjërata u shtjellua me kujdes nga Dr. Kujtim Kasami, i cili u mundësoi pjesëmarrësve të formojnë një pikëpamje më frytdhënëse, duke e paraqitur Ramazanin si një mundësi të madhe për të edukuar unin, familjen dhe shoqërinë në përgjithësi.