Këtë të shtunë, 8 dhjetor 2023, Forumi Rinor Islam – dega Kërçovë ka përmbyllur projektin “Eureka”, që u realizua me nxënësit e klasave të nënta nga Komuna e Kërçovës.

Programi i përmbylljes së projektit u realizua në objektin e FRI-së në Kërçovë. Prezent në këtë program ishin pjesëmarrësit e projektit, ekipa e punës si dhe kryetari i FRI – dega Kërçovë, Shukri Sadiku, i cili ndau disa këshilla me nxënësit. Gjithashtu u bë edhe ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit.

FRI – dega Kërçovë do të vazhdojë me aktivitetet me të rinjtë, qoftë me takime të këtilla, apo me aktivitete sportive.

Kërçovë, 9 dhjetor 2023