Të dielën, 07.11.2021, nxënësit e shkollës edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, që realizohet në kuadër të FRI – dega në Kërçovë, vizituan fshatin historik të Qafës, ku patën mundësi të kalonin kohë së bashku. Si pjesë e shëtitjes nxënësit tanë patën një sërë aktivitete me karakter rekreativ, ecje e garim, sport, lojëra argëtuese e edukative, ushqim të përbashkët. Pjesë e ditës ishin edhe bisedat që ato i patën, si pjesë e temës “Ç’na pëlqen të bëjmë në kohën e lirë?”.
Këto aktivitete dhe të ngjashme, krahas karakterit edukativo – rekreativ, vlerësojmë që janë të dobishëm në formimin e lidhjeve miqësore mes nxënësve tanë, dhe mbjelljen dashurisë, respektit e besnikërisë ndaj njëri- tjetrit, si dhe mbajnë të rinjtë tanë të lidhur me natyrën dhe produktivitetin.