Pas realizimit disa javor të projekteve rinore, në Kumanovë u bë përmbyllja e projekteve, “Eureka” dhe “Incept”, të cilët janë mbajtur me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Mbyllja solemne e dy projekteve në fjalë u realizua duke përfshirë fjalime nga përgjegjësit e projektit, prezentime të temave nga nxënësit dhe ndarje të mirënjohjeve. Në fillim mori fjalën përgjegjësi i projekteve për Kumanovë, Memedali Limani, i cili falënderoi grupën e punës, bashkëpuntorët dhe nxënësit për angazhimin dhe korrektësinë.

Më pas para publikut prezentuan nxënësit Gentrit Sulejmani dhe Taibe Selmani, respekitivsht me temat Perceptimi dhe Ndikimi i rrjeteve sociale.

Bunjamin Selimi, si pjesë e ekipeve punuese tregoi mbi eksperiencën e tij gjatë projekteve. Ai shprehu mirënjohje dhe dëshirë që projekte të tilla të vazhdojnë të ndjeken dhe përkrahen. Në fund u bë shpërndarja e certifikatave dhe mirënjohjeve, për të vazhduar në dalje ku nxënësit u shërbyen me disa pije dhe ëmbëlsira.

Kumanovë, 9 mars 2024